16 Nëntor 2024

Banka Botërore mbështet reformat e arsimit në Kosovë

Uashington, 11 shtator — Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore e miratoi sot një kredi prej 11 milionë dollarëve amerikanë (me vlerë aktuale prej rreth 9.8 milionë eurosh) për Projektin e përmirësimit të sistemit të arsimit në Kosovë (ESIP), i cili ka për qëllim forcimin e një sërë sistemesh të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të arsimit në Republikën e Kosovës.

Projekti bazohet në të arriturat e projekteve të cilat i ka mbështetur më parë Banka Botërore dhe fokusohet në përmirësime në nivelin sistemor, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë, hartim të politikave më efektive dhe që bazohen në dëshmi, si dhe ndarje më efikase të mjeteve në sektorin e arsimit në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës po i jep prioritet forcimit të sistemit të arsimit, andaj Banka Botërore me kënaqësi do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet e saj në këtë drejtim”, u shpreh Jan-Peter Olters, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore. “Investimet në arsim janë çelësi i zvogëlimit të varfërisë ndwrmjet gjeneratave , dhe i promovimit të prosperitetit si të individit ashtu edhe të vetë vendit.” 

Projekti do ta mbështes agjendën dhe strategjinë e qeverisë për reformat në sektorin e arsimit. Në mënyrë të veçantë, projekti ka për synim t’i forcojë kapacitetet planifikuese, të menaxhimit të financave dhe të vlerësimit në nivele të ndryshme të sektorit të arsimit, si në atë shtetëror, komunal, shkollor dhe universitar, si dhe t’i përmirësojë dhe modernizojë sistemet dhe praktikat e menaxhimit dhe analizimit të të dhënave në sektorin e arsimit. Po ashtu, ka për synim ta mbështesë dhe ta institucionalizojë sistemin e karrierës së mësimdhënësve, duke i shfrytëzuar praktikat më të mira ndërkombëtare në vlerësimin e nxënësve dhe studentëve, si dhe t’i përmirësojë kapacitetet dhe reagimin e institucioneve të arsimit terciar ndaj nevojave të tregut të punës.  

Meqë projekti përqendrohet në nivel sistemor, atëherë nga ky projekt do të përfitojë secili, në të gjitha nivelet e, në sistemin e arsimit. Në veçanti, nën-komponenti i granteve për zhvillimin e shkollave do t’i mbështet shkollat në zonat më të varfra rurale, ku do të përfitojnë rreth 45,000 nxënës (rreth 20 për qind të të gjitha shkollave fillore). Përfituesit e tërthortë të këtij nën-komponenti do të jenë edhe mësimdhënësit, administruesit, si dhe personeli tjetër i punësuar në ato shkolla. Një nën-komponent tjetër do të ofrojë mbështetje në zbatimin e licencimit dhe të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, i cili do të ketë ndikim te rreth 25,000 mësimdhënës të arsimit para-universitar.

Projekti do të zbatohet në një periudhë katër vjeçare, prej vitit 2015 deri më 2019, nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Projekti do të financohet në tërësi përmes një kredie nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Grupit të Bankës Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)