16 Janar 2025

Banka Botërore mbështet guvernatorin Gërguri

Prishtinë, 11 mars - Guvernatori i Kosovës Gani Gërguri ka pritur sot në takim zonjën Ellen A.Goldstein, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Evropën dhe Azinë Qendrore dhe zotëri Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.

Guvernatori Gërguri fillimisht i ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e dhënë zhvillimit të sektorit financiar dhe sektorëve dhe institucioneve tjera në vendin tonë.

“Pas vlerësimit pozitiv mbi gjendjen aktuale në sektorin financiar të Kosovës, guvernatori Gërguri ka nënvizuar rëndësinë e implementimit të rekomandimeve të dala nga Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar, pastaj realizimin e projekteve në kuadër të Projektit të Fuqizimit të Infrastrukturës së Tregut të Sektorit Financiar si dhe atë të Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Edukimit Financiar, rekomandime këto të përfshira edhe në Planin Strategjik të BQK-së për periudhën 2013 – 2015”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Zonja Goldstein ka përgëzuar BQK-në për partneritet efektiv dhe efikas të treguar në projektet me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e ka siguruar Guvernatorin Gërguri për vazhdimin e mbështetjes edhe më të fuqishme për BQK-në dhe sektorin financiar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)