19 Nëntor 2024

Banka Botërore ka prezantuar raportin për ambientin kosovar


Albulena S. Mavraj

Prishtinë, 19 shtator - Banka Botërore (BB) në Kosovë ka prezantuar të enjten në Prishtinë raportin “Analiza Mjedisore e Shtetit”, me ç’rast ka nxjerrë vërejtjet dhe rekomandimet për ambientin në Kosovë.


Drejtori i BB-së, Jean Peter Olters, në një konferencë për media ka vlerësuar ky raport i përkrah rezultatet e shkencave mjedisore, mjekësore dhe natyrore si dhe kostot ekonomike.


Ai ka vlerësuar se dëmet mjedisore në Kosovës janë të mëdha dhe kanë kosto në shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë në tërësi.
Olters ka deklaruar se për një vend, siç është Kosova, e, që synon integrimin në Bashkimin Evropian, duhet përcaktohen shumë standarde për të cilat Qeveria e Kosovës ka në dispozicion një shumicë të instrumenteve.

“Qeveria e Kosovës i ka në dispozicion një shumicë të instrumenteve të politikës mjedisore, me ç’rast mund t’i rregullojë dhe kufizojë aktivitetet e caktuara me ligj. Rastet kur sjelljet individuale janë jashtë kufijve ligjore, duhet të ndëshkohen. Qeveria mund të kërkojë pagesa mbi taksat, siç janë regjistrimi i makinave ose akcizat mbi benzinë”, ka deklaruar Olters.


Ndërkaq, sekretari i përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Arben Çitaku, ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, synon ta ruaj mjedisin në rastet kur gjendja e tij është e kënaqshme si dhe ta përmirësojë në ato raste kur mjedisi është i dëmtuar.


Sipas tij, MMPH-ja ka miratuar programin e punës dhe objektivat. “Fuqizimi ligjor dhe institucional, monitorimi i vazhdueshëm i treguesve mjedisorë, forcimi i kontrollit, rehabilitimi i mjedisit të dëmtuar si dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit publik për çështjet mjedisore, përbëjnë çështjet kryesore në të cilat mbështet programi ynë”, ka thënë Çitaku.


Ai ka deklaruar se Kosova është një ndër vendet me dyndësin më të madhe të popullatës në Evropë. Sipas tij, kontribuuesit me të mëdhenj të ndotjes së ajrit janë termocentralet, impiantet me djegie të madhe: metalurgjia, minierat, veprimtaria e çimentos.


Kurse, drejtori i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Luan Shllaku, ka vlerësuar se Kosovës, ambienti i ndotur, i cili ndikon edhe me humbje të jetës së njerëzve, i kushton shumë shtrenjtë. 


Visar Azemi nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka apeluar te Qeveria, që sugjerimet dhe vërejtjet, të cilat janë në raport t’i marrë seriozisht në mënyrë që të kapërcehet gjendja e rëndë në vend.


“Sharrcemi” dhe “Ferronikeli” shembull për investime në ambient

Vitin e kalbura dy kompanitë më të mëdha industriale në Kosovë “Sharrcemi” dhe “Ferronikeli”, i kanë investuar miliona euro për t’i instaluar filtrat që e kanë përmirësuar ambientin. “Sharrcemi” i ka investuar pesë milionë euro në pajisje të filtrimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)