23 Dhjetor 2024

Banka Botërore i ofron mbështetje të menjëhershme për Ukrainën

Washington, 25 shkurt - Banka Botërore (BB) ka bërë të ditur se po përgatit opsionet për të ofruar mbështetje të menjëhershme për Ukrainën në mes të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë.

Huadhënësi i zhvillimit së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të përdorin të gjitha mjetet e tyre financuese dhe mbështetëse teknike për reagim të shpejtë, tha shefi i Bankës Botërore, David Malpass në një deklaratë të enjten.

"Zhvillimet tmerruese në Ukrainë do të kenë ndikime të gjera ekonomike dhe sociale. Jemi në koordinim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të vlerësuar këto kosto", tha ai.

Banka Botërore është e gatshme të mundësojë mbështetje të menjëhershme për Ukrainën duke përgatitur opsionet për një mbështetje të tillë, përfshirë financimin e shpejtë të disbursimit, shtoi ai.

"Grupi i Bankës Botërore është i tmerruar nga dhuna tronditëse dhe humbja e jetëve si rezultat i ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë", deklaroi Malpass, duke shtuar: "Ne jemi partner afatgjatë i Ukrainës dhe qëndrojmë me popullin e saj në këtë moment kritik".

Presidenti rus, Vladimir Putin të enjten herët njoftoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, disa ditë pasi njohu dy enklava separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar dënime dhe sanksione ndërkombëtare.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka shpallur gjendjen e luftës, deri më tani janë vrarë më shumë se 130 persona, përfshirë civilë.

Ai nënshkroi një dekret për mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë ndërsa sulmet ruse vazhdojnë. Rekrutët dhe rezervistët do të thirren gjatë 90 ditëve të ardhshme për të "siguruar mbrojtjen e shtetit, duke ruajtur gatishmërinë luftarake dhe mobilizuese".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)