Banka Botërore i jep kredinë 140 milionë dollarë për Azerbajxhanin
Baku, 29 janar - Banka Botërore ka siguruar për Azerbajxhanin një kredi shtesë prej 140 milionë dollarësh, për të kompletuarzgjerimin dhe përmirësimin e autorrugës Baku-Shamakhi.
Projekti do të mundësojë ofrimin e një transporti më të mirë për rajonet malore qendrore dhe veriore të Azerbajxhanit, të cilat kanë potencial për turizëm dhe prodhim industrial, ka thënë Banka Botërore.
Projekti gjithashtu mbulon pjesë të rrugëve më të shkurtëra të kufirit me Gjeorgjinë, duke lidhur zonat metropolitane të Bakusë me prodhuesit bujqësorë në perëndim të Azerbajxhanit.
Ne presim që ky projekt ta rrisë aktivitetin ekonomik dhe turizmin në këtë rajon të rëndësishëm të Azerbajxhanit, ka thënë Larisa Leshchenko, menaxhere e Bankës Botërore për Azerbajxhan.
Banka tha se ka pasur përvoja të suksesshme në financimin e rrjeteve rrugore të Azerbajxhanit në të kaluarën. Banka ka siguruar gjithsej 3 miliardë dollarë në financimin e 55 projekteve të Azerbajxhanit.