27 Prill 2025

Banka Botërore hesht ndaj parregullsive në tenderin milionësh

Prishtinë, 8 prill - Procesi i tenderimit të projektit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të të Dhënave vazhdon të zvarritet.

Komisioni për përzgjedhjen e kompanisë fituese vazhdon të mbetet i përcaktuar për shpërblimin e kompanisë 221 mijë euro më të shtrenjtë.

Dy kompanitë tjera të përgjegjshme dhe më të lira tashmë janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së kompanisë fituese.

Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë, sipas së cilës edhe janë përcaktuar rregullat e tenderit, vazhdon të heshtë ndaj parregullsive në tender.

Gazeta Koha Ditore ka tentuar për dy javë rresht të marrë përgjigje nga Banka Botërore lidhur me procesin, por nuk ka marrë përgjigje.

Për parregullsitë janë të informuar paraprakisht edhe Jan-Peter Olters, drejtor i Bankës Botërore për Kosovën, dhe Evis Sulko, zyrtar i operimeve të Bankës Botërore në Kosovë, por që nuk kanë reaguar deri më tani në ndaljen e parregullsive.

Sipas dokumentacioneve që ka arritur të sigurojë gazeta, tenderi është planifikuar t’i jepet konsorciumit, “Asseco SEE Sh.p.l, N.T.Interadria dhe Asseco SEE DOOEL”, që është i treti sipas çmimit me ofertën prej 1 milion e 289 mijë e 952 eurosh.

Në garë dhe më të lira në çmim kanë qenë edhe konsorciumi “Botek shpk dhe FMC grup”, që ka qenë më i liri me ofertën prej 1 milion e 68 mijë e 728 eurosh dhe i dyti për nga çmimi, konsorciumi “Promt Slovenia, Promt Prishtina dhe Cacttus” më i lirë për rreth 80 mijë euro. Dy konsorciumet e para janë kompani sllovene-kosovare dhe e treta maqedonase-kosovare, shkruan Koha Ditore.

Tenderi për ndërtimin e Qendrës Kombëtare (Qeveritare) të të Dhënave është pjesë e projektit të Bankës Botërore me prokurim të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe Bankës Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)