Banka Botërore gati për bashkëpunim me Bankën Aziatike
New York, 24 tetor - Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim u takua me presidentin e sapoemëruar të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII), Jin Liqun.
Kim tha se organizata e tij është e gatshme të punojë me institucionin financiar shumëpalësh të krijuar nga Kina.
Jin Liqun tha se BAII-ja nuk rivalizon Bankën Botërore apo ndonjë bankë tjetër ekzistuese shumëpalëshe.
Numri i anëtarëve të mundshëm themelues të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore është fiksuar në 57, duke dhënë një përfaqësim të plotë të të gjithë kontinenteve.
Kjo bankë pritet të nisë funksionimin përpara përfundimit të këtij viti.