07 Nëntor 2024

Banka Botërore e interesuar të investoj në reforma të auditimit dhe siguri të kualitetit

Prishtinë, 14 shtator - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore znj. Kalina Sukarova, z. Aleksander Kocvski dhe z. Ranjan Ganguli.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi i ATK-së  me lancimin e Projektit për Reforma të Auditimit dhe Kontabilitetit në Sigurimin e Kualitetit. Projekti në fjalë do të punojë për së afërmi me Ministrinë e Financave, Këshillin për Raportim Financiar dhe me institucionet e tjera relevante, përfshi ATK.

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi palët diskutuan kryesisht për bazën ligjore që i obligon tatimpaguesit të raportojnë Pasqyrat Financiare dhe Deklarimin e tatimeve. Gjithashtu, në takim u diskutua për modalitetet dhe metodologjinë që projekti i Bankës Botërore në këtë fushë mund të zhvilloj e që ATK mund të jetë edhe përfituese.

Drejtori Imeri, ka prezantuar edhe zhvillimin e fundit që ka të bëjë me procesin e Modernizimit të Teknologjisë Informative te ATK-se per lehtësimin e përmbushjes tatimore dhe raportimin e Pasqyrave Financiare në formë elektronike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)