Banka Botërore do ti japë Shqipërisë 1.1 miliardë dollarë për 5 vite
Tiranë, 25 shkurt - Banka Botërore do të mbështesë Shqipërinë me një shumë prej 1.1 miliard dollarësh në 5 vite.
Platforma është prezantuar në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Këto para do të përdoren për projekte të cilat parashikojnë mbështetje buxhetore por edhe për përmirësim të klimës së biznesit.
Tahseen Sayed përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri ka deklaruar se pritet që të realizohen rreth 15 projekte deri në vitin 2019.
Sektori kyç në financimet e Bankës Botërore pritet të jetë sektori energjitik për të cilin janë dhënë tashmë 150 milionë dollar. Komisioni i Ekonomisë ka dëgjuar gjithashtu edhe kandidaturën e ofruar nga kryeministri për anëtare të Këshilllit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.