18 Nëntor 2024

Banka Botërore do t'i jap Ukrainës 3 miliardë dollarë kredi

Kiev, 11 mars - Banka Botërore u shpreh të hënën se është e gatshme t'i japë Ukrainës një kredi prej 3 miliardë dollarësh për reformën e gjithanshme ekonomike, në përgjigje të kërkesës së qeverisë kalimtare ukrainase.

Në një deklaratë të saj, Banka Botërore theksoi se ekonomia ukrainase po përballon sfida serioze dhe ka nevojë si për masa afatshkurtra, ashtu edhe për reforma afatmesme e afatgjata.

Sipas BB-së, tani për tani nevoja më urgjente është që makroekonomia të kthehet në gjendjen e qëndrueshme, të forcohet sistemi bankar, të kryhet reforma në sektorin energjetik etj.

Sipas Ministrisë së Financave të Ukrainës, këtij vendi i nevojiten të paktën 35 miliardë dollarë ndihmë për të shmangur mospagimin e borxheve qeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)