03 Maj 2024

Banka Botërore do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 9 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Presidenti Pacolli falënderoi Bankën Botërore, anëtare e së cilës është edhe Kosova, për ndihmën e madhe që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës.

“Vështirësitë në Kosovë janë evidente. Shoqëria jonë ka nevojë për ndihma në çdo aspekt, ka nevojë për këshillat e juaja në çdo kohë”, theksoi në takim Presidenti Pacolli.

Ai qartësoi se në të ardhmen, duhet dhënë prioritet projekteve të cilat janë të realizueshme dhe që kanë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e saj, zonja Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, foli në detaje rreth ndihmës dhe projekteve me të cilat Banka Botërore u ka asistuar vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë te projektet e realizuara në Republikën e Kosovës.

Ajo theksoi se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në koordinim me institucionet e vendit, në realizimin e projekteve në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)