16 Janar 2025

Banka Botërore do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Prishtinë, 11 mars - Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu ka pritur sot në takim drejtoreshën e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore znj. Ellen Goldstein, e cila ishte  e shoqëruar në këtë takim edhe nga shefi i  Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, Peter Olters. 

Zëvendësministri Avdiu duke i uruar znj. Ellen Goldstein suksese në pozitën e saj të re e  njoftoi ate për rrjedhat ekonomike me theks të veçantë gjendjen në lëmin e financave publike dhe politikave fiskale në vend.

Në këtë drejtim ai  gjithashtu e njoftoi për mbylljen e suksesshme të buxhetit vitin e kaluar duke përmbushur parametrat e projektuar buxhetor që sigurojnë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin makrofiskal.

Ndërsa, Znj. Goldstein  përgëzoi zëvendësministri Avdiu për rezultatet e arritura si dhe udhëheqjen e kujdesshme dhe rezultateve të mira në politikat buxhetore dhe ato fiskale  të vendit.

Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë që ka banka Botërore për të ndihmuar dhe mbështetur edhe  më tutje  vendin tonë.

Në takim u diskutua edhe për projektet e rëndësishme në vend sikurse ai për autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, privatizimin e distribucionit, për projektin Kosova e Re, sektorin minerar, si dhe  për portfolion e projekteve të impelmentuara nga Banka Botërore në Kosovë.

Në fund zëvendësministri Avdiu  edhe një herë e falënderoi znj. Goldstein dhe stafin e zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë për bashkëpunim në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)