Banka Botërore dhe Banka Aziatike thellojnë bashkëpunimin
Washington, 24 prill - Banka Botërore dhe Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore nënshkruan të dielën një memorandum për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në një deklaratë të BB-së, thuhet se ky memorandum do të ofrojë një kornizë bashkëpunimi në nivelit rajonal dhe vendor.
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, theksoi se që nga themelimi i fillimi i BAII-s, Banka Botërore ka bashkëpunuar ngushtë me të, ndërsa shtoi se afrimi i të dy bankave është kyç për të tërhequr pjesëmarrjen e sektorit privat dhe për të plotësuar kërkesën e zhvillimit.
Presidenti i BAII-s, Jin Liqun, u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi përputhet me konceptin e ri të globalizimit të bankës, ndërsa thekoi se të dyja palët do të arrijnë më shumë suksese në Azinë nëpërmjet bashkëpunimit.
Në prillin e vitit të kaluar, BB-ja dhe BAII-ja kanë nënshkruar marrëveshjen e parë kornizë mbi bashkëfinancimin.