Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve regjistrojnë rritje
Uashington, 1 qershor - Çmimet e ushqimeve në gjithë globin janë regjistruar në rritje për herë të parë që prej dy vjetesh, veçanërisht nën efektin e krizës në Ukrainë, theksoi të enjten Banka Botërore (BB).
Mes muajit janar dhe prill, çmimet botërore u rritën me katër për qind duke lënë pas rënien me tre për qind, që ishte regjistruar tremujorin e mëparshëm, shkruan Banka Botërore në raportin e saj.
Rritja e çmimeve është veçanërisht e ndjeshme për grurin (18 për qind), sheqerin (13 për qind) dhe misrin (12 për qind).
Rritja e pasigurisë meteorologjike dhe kërkesa e importeve gjithashtu, pasiguritë lidhur me situatën në Ukrainë shpjegojnë një pjesë të madhe të rritjes së çmimeve, theksoi BB-ja.
Në mes të një krize të thellë politike dhe ekonomike, Ukraina, eksportuesja e tretë botërore e misrit dhe e gjashta e grurit, regjistroi rritjet më të jashtëzakonshme.