19 Nëntor 2024

Banka Botërore, 52 miliardë dollarë për vendet e varfëra

Washington, 18 dhjetor - Banka Botërore (BB) bëri të ditur të martën se një grup i vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim do të kontribuojnë me një fond prej 52 miliardë dollarësh gjatë 3 viteve të ardhshme në fondin e Bankës për vendet e varfëra.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 5 për qind që nga viti 2010.

46 vende u zotuan për të kontribuar në këtë fond, i cili do të përdoret për investimet në zhvillimin e arsimit, infrastrukturës, bujqësisë dhe ekonomisë në vendet më pak të zhvilluara.

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se BB-ja vlerëson kontributin e vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara.

\"Fondi IDA është një partneritet unik i vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, që angazhohen për të investuar për një të ardhme më të mirë për vendet e varfëra dhe për mirëqënien globale,\" tha Joachim Von Amsberg, zv.presidenti i Bankës Botërore për partneritetet globale.

Fondi shtohet çdo 3 vjet dhe shtimi i fundit, i cili pritet në periudhën korrik 2014 deri në qershor 2017, do të kontribuojë në përpjekjet botërore për zhdukjen e varfërisë ekstreme, nënvizoi Banka Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)