14 Janar 2025

Banka Aziatike parashikon ulje të ekonomisë kineze

Pekin, 13 korrik - Banka Aziatike e Zhvillimit publikoi të enjten një raport, ku thuhet se rritja e ekonomisë kineze këtë vit dhe vitin tjetër do të arrijë respektivisht në 8.2% dhe 8.5%. Këto shifra janë më të ulëta se vlerat e parashikuara në prill.

Të dhënat e raportit tregojnë se kriza ekonomike në Europë dhe rimëkëmbja e ngadalëshme e ekonomisë amerikane kanë ndikuar në perspektivën e rritjes ekonomike të vendeve aziatike në zhvillim.

Përsa i përket Kinës, të dhënat tregojnë se rritja ekonomike ka mundësi të jetë më e ngadalëshme se parashikimi.

Ndërsa, drejtori pranë një departamenti në Bankën Aziatike të Zhvillimit, Robert Wihtol, ëshjtë i mendimit se ekonomia kineze nuk pritet të ketë ulje të mëtejshme.

Ai tha se shpejtësia e rritjes ekonomike do të jetë më e ngadalëshme, por me ndihmën e një sërë politikave të reja për nxitjen e ekonomisë, pritet që në gjysmën e dytë të vitit ekonomia kineze ka mundësi të jetë e qëndrueshme dhe të vijojë përsëri rritjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)