Banka Aziatike e Zhvillimit: Rritja e PBB-së së Azisë, rreth 6 %
Pekin, 21 qershor - Banka Aziatike e Zhvillimit (BAZh) vlerëson se rritja e përgjithshme e PBB-së të vendeve të Azisë për vitin 2015 do të jetë rreth 6 për qind, duke qenë kështu përsëri kontinenti me rritjen më të shpejtë në botë, u shpreh kryeekonomisti i saj Wei Shangjin të shtunën.
Shpejtësia e rritjes në verilindje dhe në pjesën qendrore-perëndimore të kontinentit është në ulje, por në jugperëndim shihen perspektiva më të mirë të rritjes, u shpreh Wei në Forumin e Pasurisë të Kinës të zhvilluar në Qingdao të provincës Shandong.
\"Kina është një nga vendet më të rëndësishme në Azinë Verilindore dhe rënia e rritjes së ekonomisë kineze është një kontribues kyç për performancën rajonale,\" theksoi ai.