Banka angleze HSBC dëbon nga puna 1149 punonjës
Londër, 24 prill - Në kuadër të programit të ristrukturimit dhe të uljes së shpenzimeve të bankës HSBC në Angli, është vendosur që të dëbohen nga puna 1149 punonjës të kësaj banke.
Stuart Guliver, drejtor i përgjithshëm i bankës HSBC, njoftoi se dëbimi i punonjësve kryhet në kuadër të një programi ristrukturor tre vjeçar.
Banka HSBC e cila është banka më e madhe në nivel evropian, në vitin 2012 dëboi nga puna 2200 punonjës.