19 Nëntor 2024

Banka amerikane ka pakësuar blerjen e letrave me vlerë

Washington, 30 janar - Zyrtarët e Bankës Qendrore Amerikane po takohen në Washington, ndërsa analistët parashikojnë se Banka do të vazhdojë të shkurtojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë për ekonominë.
                   
Banka Qëndrore  pritet ta bëjë të ditur vlerësimin e saj për ekonominë sot, pas një takimi dy-ditor. Ky është takimi i fundit për kreun e bankës, Ben Bernanke, i cili largohet në fund të javës pas një mandati 8 vjeçar. 

Nënkryetarja e tanishme Janet Yellen do të bëhet gruaja e parë që drejton këtë angjenci duke filluar nga e shtuna.
 
Për më shumë se një vit, Banka Qëndrore bleu 85 miliardë dollarë letra me vlerë çdo muaj për të ndihmuar ekonominë amerikane e cila po mëkëmbet nga recesioni i vitit 2008.
 
Banka e ka pakësuar blerjen e letrave me vlerë në 75 miliardë dollarë në muaj. Ekonomistët parashikojnë se banka qëndore do t’i pakësojë më tej blerjet dhe do t’u jap fund atyre këtë vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)