05 Maj 2024

Banka Amerikane do të marrë masa për rimëkëmbjen ekonomike

Washington, 2 gusht - Bordi i Bankës Qendrore Amerikane cili përcakton politikat monetare amerikane filloi dje një takim dy ditor. 

Por ekspertët thonë se të dhënat ekonomike zhgënjyese gjatë javëve të fundit kanë shtuar mundësitë që Banka Qendrore të marrë masa të tjera për të përshpejtuar krijimin e vendeve të punës dhe për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike.

Statistikat e fundit qeveritare tregojnë se konsumatorët amerikanë ulën shpenzimet në periudhën prill-qershor, duke shkaktuar kështu rënien e zhvillimit ekonomik në 1.5 për qind.

Megjithë rënien me 0.5 për qind përkundrejt tremujorit të mëparshëm, prodhimi i përgjithshëm kombëtar, GDP, arriti t’i tejkalonte parashikimet, por kjo mezi u arrit, thotë ekonomisti Ethan Harris.

\"Ekonomia nuk duket aq e dobët sa e kishim menduar më parë, por në një kontekst më të gjerë, është e qartë se ekonomia po ngadalsohet dhe ka rreziqe që një prirje e tillë të vazhdojë në të ardhmen. Kjo është një shenjë tjetër e një ekonomie shumë të dobët\".

Ekspertët thonë se kjo dobësi pjesërisht ka të bëjë me mungesën e besimit. Bizneset rezervohen të marrin njerëz në punë, familjet po shpenzojnë brënda nevojave të tyre dhe investitorët ngurojnë të ndërmerrin hapa të rrezikshëm, ndërkohë që vazhdon kriza e borxhit në Evropë.

Ndërsa Kongresi nuk duket se është në gjendje të bjerë dakord rreth masave të ardhshme rreth një krize të mundshme financiare, ekonomisti Harris thotë se po shtohet presioni ndaj Bankës Qendrore që të ofrojë ndonjë formë stimuluese.

\"Mendoj se tani për tani Banka Qendrore është e vetmja hallkë e rëndësishme në Washington. Pjesa e tjetër e politikanëve nuk është e aftë të shikojë realitetin. Ata janë të mbërthyer në sezonin e zgjedhjeve dhe nuk u kushtojnë vemendje probleve të ekonomisë, prandaj Banka Qendrore është i vetmi institucion që mund të bëjë diçka\".

Drejtori i Bankës Qendrore Ben Bernanke ka thënë se banka është gati të veprojë në rast nevoje. Por ndërsa shkallët e interest janë në nivele të ulëta rekord, alternativat e bankës mund të jenë të kufizuara.

\"Ata nuk kanë thënë se ç’plane kanë, por mendoj se ata duhet ta kenë një plan final, megjithatë janë në pritje ta vënë në zbatim kur me të vërtetë t’ju duhet një hap i tillë\".

Disa ekspertë në Wall Street besojnë se stimulimi mund të vijë nga një raund i tretë i blerjes nga qeveria të bonove të thesarit për të shtuar qarkullimin e parasë në vend.

Disa ekonomistë thonë se shifrat e reja të papunësisë, që do të njoftohen të premten, mund të jenë përcaktuese për Bankën Qendrore, për të vepruar menjëherë, apo për të pritur deri në takimin tjetër në shtator.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)