17 Nëntor 2024

Bank Asya administrohet nga Fondi i Sigurimit të Depozitave

Ankara, 5 shkurt - Këshilli i Rregullimeve dhe Mbikëqyrjes Bankare në Turqi vendosi që 63% e Bank Asya të përdoret nga ana e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kursimit.

Këshilli bëri të ditur se në kuadër të Ligjit Bankar, banka në fjalë ka shkelur ligjin e “ strukturës së përbashkët të hapur dhe transparente që nuk pengon kontrollin efektiv të institutit dhe zotërimin e skemës së organizimit”.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që të drejtat e zotëruesve të përdoren nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimit deri sa të përfundojë vlerësimi mbi situatën e bankës.

Sipas vendimit, 122 partnerët e bankës, përveç përfitimit bankar, nuk do të kenë të drejtat e partneritetit të bankës.

Por nëse do të dorëzojnë informacionet dhe dokumentet e duhura do të rifitojnë të drejtat e partneriteti.

Bëhet e ditur se Bank Asya vazhdon procedurat bankare rutinë.

Ndërsa në Drejtorinë e Përgjithshme në Stamboll përjetohen orare të ngjeshura.

Duke filluar që në mbrëmje, autoritetet e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kursimit, zhvillojnë inspektime nën shoqërinë e policisë.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa të gjera sigurie përreth ndërtesës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)