Bandiq: Kosova ka përparuar shumë
Prishtinë, 6 shtator -Pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, prefekti Bandiq tha se vizitën e tij në Kosovë e ka shfrytëzuar te takohet me përfaqësuesit e ministrive dhe te qytetit te Prishtinës.
Janë tri gjera qe me kane fascinuar ne Kosovë. E para gjithkund ku isha mendoja se isha me koleget e mi nga Zagrebi se pak a shumë te gjithë ishin student qe kishin studiuar ne Kroaci, qe flasin kroatisht gati si unë, qe është një garanci qe do te arrijmë sukses ne bashkëpunim. Tjetra është se Kosova pas tri vite e gjysme pavarësie ka marr një pamje krejt tjetër. Nuk është ai qytet dhe shtet qe e kemi pare dhe lexuar ne gazeta. Këtu trasohen rrugët e shtetit dhe qytetit modern dhe e treta qe me se shumti me ka fascinuar është rinia e Kosovës, tha prefekti Bandiq.
Kryetari i Odës tha se sot OEK-un e ka vizituar një mik i vërtet i Kosovës i cili ka bere shume për te promovuar vlerat e vendit tonë.
Ne me Kroacinë nuk kemi çështje politike te hapura, kemi vetëm avancim të ekonomisë dhe atë ne format me te avancuara qe është e mundur, tha kryetari i Odës.