Ballkani Perëndimor merr 140 milion euro përmes fondit regjional
Bruksel, 26 nëntor - Bashkimi Evropian(BE) do të mbështesë ndërmarrësin në regjionin e Ballkanit Perëndimor me 140 milion euro përmes fondit regjional që do të duhej të fillojë të punojë kah mesi i vitit të ardhshëm.
Fondi do të mundësojë burime shtesë të financimit të volitshëm, që momentalisht është njëra nga pengesat kryesore për zhvillimin e ekonomisë vendore, sikurse dhe rritja e konkurrencës, para se gjithash të ndërmarrjeve të vogla dhe mesme.
Në fond do të merr pjesë Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Investive Evropiane , Fondi Evropian Envestiv, ndërsa shtetet e regjionit pjesërisht do të marrin pjesë me mjetet e buxhetit.
Dobia nga ai fond për ekonominë vendore do të jetë shumëfishë më e madhe nga buxheti i investimeve në punë e saj.