Ballkani me ekonomi mesatarisht të lirë
Vjenë, 27 janar - Në një raport të ri thuhet se liria ekonomike në disa vende të Baltikut, në Kaukaz, Ballkan dhe Azi Qendrore ka kërcyer përpara Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.
Në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2015, të përgatitur nga Fondacioni Heritage dhe Wall Street Journal, thuhet se ekonomia e Rusisë është vlerësuar kryesisht jo e lirë dhe është radhitur e 143-ta në listën prej 178 vendesh.
Nga vendet e Ballkanit, Bosnja është radhitur si ekonomi kryesisht jo e lirë, ndërsa Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si mesatarisht të lira.
Për Kosovën nuk janë bërë matjet. Estonia është ish-republika sovjetike e cila është renditur më së larti e teta në botë. Lituania ka zënë vendin e 15-të, ndërsa Gjeorgjia vendin e 22-të. Të trija këto konsiderohen ekonomi kryesisht të lira.
Ndërkaq, vendet me ekonomi të shtypura përfshijnë Bjellorusinë, Uzbekistanin, Ukrainën, Iranin dhe Turkmenistanin.