20 Nëntor 2024

Ballkani humb miliarda euro nga krimi e korrupsioni

Zagreb, 22 gusht - Korrupsioni dhe evazioni kanë shteruar miliarda euro nga vendet e Ballkanit e dëmtuan cilësinë e jetës për shtetasit, duke shtyrë dy OJQ të nisin një studim të ri në derdhjet e paligjshme financiare të rajonit. 

Sipas studimit të mëparshëm nga institucioni studiues ndërkombëtar Ndershmëria Financiare Botërore (NFB), elementët kriminalë e taksat e papaguara shteruan Ballkanin me më shumë se 83.5 miliardë euro midis 2001-shit e 2010-të dhe kontribuan ndaj terrorizmit e shqetësimeve të sigurisë.

E pajisur me këto përfundime, NFB po bashkëpunon me Institutin Adriatik për Politikën Publike, një organizatë vëzhguese kundër korrupsionit në Kroaci, për të kryer një studim të përbashkët mbi këto derdhje të jashtëligjshme që do të mbulojë periudhën 2001-2011.

Grupet presin të botohet raporti i ri në mes të 2014. Klark Gaskonjë, drejtori i komunikimeve i NFB-së, tha se studimi ka për qëllim \"të studiojë me kujdes problemin e rrjedhjeve të paligjshme financiare e të llogarisë ndikimin ekonomik ka në rajon. Shpresojmë deri atëherë të krahasojmë studimin tonë rigoroz ekonomik me raste specifike nga rajoni për të analizuar më mirë problemin. Përtej kësaj, shpresojmë të ofrojmë rekomandime të politikave që mund të ndërmerren nga bërësit e politikave vendore, rajonale e ndërkombëtare për të pakësuar rrjedhjet e paligjshme.\"

Gaskonjë tha se të dhënat më të fundit për rrjedhjen e paligjshme për Ballkanin nuk përfshijnë Greqinë, Kosovën e Slloveninë, që do të përfshihen në studimin e ardhshëm.

\"Sasia e madhe e parave të paligjshme që derdhet jashtë rajonit të Ballkanit e fakti se ato po rriten, janë dy nga gjërat kryesore që na interesuan për të bërë një studim më tërësor,\" tha Gaskonjë.

Studimi i NFB-së sugjeron se rrjedhjet e paligjshme midis 2001-shit e 2010-tës ishin më të mëdhatë në Serbi: 38.47 miliard euro, 38.47 miliard euro ose 112 për qind e PKB-së të vendit më 2011.

Zlatko Miniç i Transparency Serbia tha se vendi kishte një kuadër ligjor për të luftuar krimin, korrupsionin e evazionin, por shtoi se ligjet nuk janë zbatuar me vazhdimësi.

\"Duket sikur nuk ka vullnet të duhur politik për të zbatuar ç\'farë është miratuar në ligje. Për shembull, Serbia ka pasur bazë ligjore të hetonte origjinën e pronës së shtetasve dhe të ardhurat që më 2002, por kjo nuk është bërë për arsye që janë të paqarta,\" tha Miniç për SETimes.

Si pjesë e përpjekjeve për të ulur shterimin e parave në të ashtu-quajturën zonë gri, këtë vit autoritetet në Beograd zbatuan ri-kontrollet e njerëzve që zotëronin pasuri më shumë se 350,000 euro për t\'a krahasuar me ç\'farë kishin deklaruar në deklaratat e tyre të taksave për zotërimet e tyre. Të gjithë shkelësit u detyruan atëherë të paguajnë një normë takse 20 për qind, shumë më të lartë sesa nivelet e rregullta të pasurive në Serbi.

\"Kjo masë u vendos që të mund të fillojmë më së fundi procesin e futjes së disiplinës së taksave,\" tha Milica Bishiç, këshilltar në ministrinë e financave dhe ekonomisë.

Zllata Gjorgjeviç, një anëtare e Këshillit të Agjencisë Kundër Korrupsionit e Serbisë, tha se vetëm masa nuk është e mjaftueshme.

\"Ekzaminimi i pronës patjetër fut disiplinën e taksave, por duhet gjithashtu një ligj të futet që do të bëjë të mundur konfiskimin e pronës për të cilat individët nuk mund të vërtetojnë sesi e kanë fituar atë,\" tha Gjorgjeviç për SETimes, duke theksuar se një goditje mbi pronën është ndëshkimi më i ashpër për ata që e përftuan atë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.

Natasha Sërdoç, kreu i Institutit Adriatik, tha se metodat e e derdhjeve të paligjshme financiare e të grumbullimit të sasive të pasurisë së paligjshme nga zyrtarët e korruptuar të qeverisë e partnerët e tyre janë të zakonshme në të gjitha vendet e Ballkanit.

\"Eshtë një fakt i njohur që zyrtarët e korruptuar të qeverisë bllokojnë hetimet nëpërmjet ndikimit politik mbi gjyqësorin,\" tha ajo për SETimes. Ndërkohë, \"vjedhja e ndjeshme e thesareve të Ballkanit i zhvesh shtetasit individualë nga burime jetike të nevojshme në fushën e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për punëtorët e varfër dhe pensionistët, pensione të ulura për pensionistët që janë tani të detyruar të jetojnë në varfëri të mjerë, mungesë të fondeve për arsim për një brez të ri e infrastrukturë të papërshtatshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)