18 Nëntor 2024

Balija: Normat e interesit për kredi kanë shënuar ulje

Prishtinë, 7 prill - Raporti i publikuar ditë më parë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për muajin shkurt 2014 ka treguar se jo vetëm normat e interesit për depozita kanë shënuar ulje.

Balija thotë se në këtë raport paraqitet një ulje në normat mesatare të depozitave nga 3.6% sa ishte ne shkurt të vitit 2013 në 2.0%, që do të thotë se kishte ulje për 1.6% për këtë periudhë një vjeçare.

Kjo sipas tij është reflektuar edhe në uljen e normave të interesit për kredi, ku norma mesatare për kredi ishte 13.5% në shkurt 2013 dhe që ka pësuar ulje në 11.8% në shkurt 2014, duke shënuar kështu ulje për 1.7%.

\"Ndërsa në krahasohet me fundin e vitit 2010, norma efektive e interesit ishte 14.31%, përderisa në fund të vitit 2013 kjo normë u zvogëlua në 11.07%. Kjo tregon se vetëm brenda tri viteve mesatarja e interesit për kreditë e lëshuara nga ky sektor është zvogëluar për 3.24%\", thekson Balija.

Balija kërkon nga bizneset që të ofrojnë kërkesa fizibile për kredi dhe pasqyra të rregullta financiare, në mënyrë që biznesi i tyre dhe biznes plani konkret të vlerësohen me rrezik më të ulët, me ç’rast do të kenë mundësi të marrin norma më të përshtatshme të interesit për kredi.

\"Siç është raportuar edhe më herët nga Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, sistemi bankar në Kosovë ka likuiditet të kënaqshëm përmes së cilës do të mund të përballonte kërkesat e reja të bizneseve për kredi\", thotë ai.

Mirëpo sipas tij për shkak të zhvillimit të ekonomisë në nivel jo të kënaqshëm dhe poashtu për shkak të mos zbatimit në plotëni të ligjeve në fuqi, bizneset në shumë raste nuk i plotësojnë kriteret që bankat të ju ofrojnë produktet apo shërbimet e tyre me kushte më të favorshme.

Balija vlerëson se bizneset në Kosovë ballafaqohen me shumë vështirësi gjatë punës së tyre të përditshme. Shumë biznese ndodhen në konkurrencë të pafavorshme ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që konkurrenca të mos jetë në nivelin e dëshirueshëm.

Pavarësia në punën e gjykatave si dhe efikasiteti i tyre në procesimin e lëndëve gjyqësore është edhe një faktorë tjetër i rëndësishëm mbi bazën e të cilave bizneset do të mund të vepronin më lehtë.

Sa i përket ekonomisë jo formale Balija vlerëon se ekonomia jo-formale ende është në nivel të lartë, gjë që bën që konkurrenca të mos jetë në nivelin e kërkuar, pasqyrat financiare të bizneseve të mos jenë reale dhe stabiliteti financiar i tyre të mos jetë i qëndrueshëm.

Në përgjithësi sipas tij këto janë disa nga faktorët që do të bënin që bizneset të performojnë më mirë dhe me këtë edhe të përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e sistemit bankar në Kosovë shprehet Balija.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)