Bajrami premton riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
Prishtinë, 30 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Zonja Hykmete Bajrami takoi sot Presidentin e Odёs Ekonomike tё Kosovës, zotёri Safet Gёrxhaliu.
Ministrja Bajrami e informoi zotin Gёrxhaliu me prioritetet dhe objektivat strategjike tё Ministrisë pёr vitin 2015, duke nënvizuar se nё epiqendër tё angazhimeve tё MTI-sё do tё jetё përkrahja pёr zhvillimin e sektorit privat.
Ministrja Bajrami theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovёs mund tё gjenerohet vetёm duke fuqizuar iniciativën private, konkurrencën dhe tregun e hapur.
Ajo u zotua se do tё vazhdojë me reformat e filluara për përmirësim të mëtutjeshëm të ambientit të biznesit dhe mbështetjen e ndërmarrjeve tё vogla dhe të mesme, duke përmirësuar kornizën institucionale dhe eliminuar barrierat e tё bёrit biznes.
Ministrja Bajrami tha se do të angazhohet për riaktivizimin dhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili do të shërbejë për dialog të vazhdueshëm mes qeverisë dhe sektorit privat.
Ajo mё tej shtoi se do të punojë pёr thellimin e bashkëpunimit me odat ekonomike dhe asociacionet e bizneseve me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore, rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e deficitit tregtar.
Gёrxhaliu duke i uruar detyrën ministres Bajrami shprehu gatishmёrinё e Odёs Ekonomike tё Kosovёs qё tё bashkëpunojë ngushtё me Ministrinё e Tregtisё dhe Industrisё nё pёrkrahjen e bizneseve dhe eliminimin e barrierave tё tё bёrit biznes.
Ai shtoi se njё sfidё e rёndёsishme pёr Kosovёn mbetet pёrmirёsimi i gjendjes nё fushёn e sundimit tё rendit dhe ligjit dhe mbrojtjes sё investimeve.
Gёrxhaliu e vlerёsoi zotimin e ministres Bajrami pёr fuqizimin e dialogut publiko-privat dhe mirёpriti iniciativёn pёr riaktivizimin e Kёshillit Kombёtar pёr Zhvillim Ekonomik.