Bahtiri formon komision për qendrën e bizneseve të vogla
Mitrovicë, 1 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Bordi i drejtorëve të Komunës, që të formojë një komision për të vlerësuar gjendjen faktike për Qendrën e bizneseve, afër Çerdhes së Fëmijëve, ku janë të vendosura një numër i konsiderueshëm i kisokave.
Një numër i konsiderueshëm i kioskave të vendosura në qendrën e bizneseve të vogla, nuk janë duke funksionuar. Ne duhet të shikojmë se përse ato nuk funksionojnë. Kush janë pronarët e tyre, cilat janë problemet në këtë qendër, etj.
Nuk mund të tolerojmë më që për hapësirën që shfrytëzohet nga këto biznese, që është pronë e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, të paguajnë qira mujore mbi 2000 euro në muaj, ndërkohë që nga bizneset, të mos arkëtohet asnjë cent në buxhetin komunës, ka thënë kryetari Bahtiri.
Ai tha se drejtuesit e mëparshëm të komunës nuk i kanë paguar Bashkësisë Islame obligimet sipas marrëveshjes, për vite të tëra, kështu që borxhi i përgjithshëm që komuna i ka bashkësisë Islame ka arrit mbi 100 mijë euro.
Komisioni ka për detyrë, që të qartësoj, çdo gjë, lidhur më gjendjen faktike të biznesit, që disa drejtorit përkatëse duhet të angazhohen për mbledhjen e taksave nga bizneset që aty ushtrohen, ka thënë ai
Gani Mustafa, drejtor i prokurorimit tha se pronaret që zhvillojnë bizneset e tyre në kioska nuk kryejnë asnjë obligimi ndaj komunës. Ai tha se është e nevojshme që ky komision të analizoj në hollësi veprimtarin e kioskave dhe në bazë të ligjit të veprojë.