18 Nëntor 2024

Bahtiri e bart fabrikën e kërpudhave në Lebanë

Mitrovicë, 2 qershor - Premtimi elektoral i kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndërtimin e fabrikave për prodhimin e kërpudhave me investitorë të huaj do të filloj të realizohet të martën.

Sipas një komunikat të Komunës së Mitrovicës, gurthemeli i fabrikës së parë do të vihet \"fatkeqësisht jo në Mitrovicë, për shkak të pengesave të shumta që bëheshin, por në Lebanë të komunës së Prishtinës.

Në fabrikë, sipas njoftimit për medie, do të punësohen 365 punëtorë, të profileve të ndryshme që do të punojnë në tri ndërrime dhe të gjithë do të jenë nga komuna e Mitrovicës. Për punëtorët do të sigurohet transporti pa pagesë.

Pasi që fabrika pritet të përfundoj së ndërtuar brenda 30 ditësh, konkursi për pranimin e punëtorëve në fabrikën e parë të kërpudhave, do të shpallet brenda dy ditësh dhe do të jetë i hapur 30 ditë. Punëtorët që do të përzgjidhen, do të trajnohet nga ekspertë nga Japonia.

Me të filluar prodhimin e kërpudhave fabrika e parë, do të fillojnë të ndërtohen edhe katër fabrika të tjera të këtilla, por në Mitrovicë, pasi që shpresohet se deri atëherë do të tejkalohen shumë vështirësi e pengesa.

Vënia e gurthemelit të fabrikës së parë në Lebanë do të bëhet të martën, njofton Komuna e Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)