Bahtiri: 50 mijë euro për atë që e denoncon korrupsionin në qeverinë e AKR-së
Ferizaj, 30 maj Ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Aleanca për Kosovë të Re ka mbajtur tubimin në Ferizaj. Në sallën e mbushur përplot simpatizantë, ferizajasve iu është premtuar kushte më të mira për jetë, shërbime shëndetësore më të mira, arsim cilësor dhe vende të reja puna.
Të pranishmëve, në emër të presidentit Behgjet Pacolli, i cili ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku do të nderohej me çmimin Lidershipi Shqiptar 2014 , iu janë drejtuar sekretari I AKR-së, Ibrahim Makolli. Kosova ka nevojë për AKR-në, ajo ofron zhvillim dhe shtet të së drejtës, pohoi ai. Sipas Makollit Zhvillimin nuk mund të bëjë askush më mirë se sa ata që e kanë përvojën, theksoi Makolli duke kërkuar nga elektorati që të votohet numri 40.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. filloi fjalimin e tij me premtimin konkret. Nëse në Mitrovicë i kam premtuar 5 mijë euro kush e denoncon korrupsionin, tash i premtoj 50 mijë euro, kush e denoncon korrupsionin në qeverinë e AKR-së, premtoi Bahtiri.
Ai shprehte bindjen se asnjë nga kandidatët e AKR-së për deputet nuk është i korruptuar. Presidenti Pacolli është njeriu qe ka fuqinë të bëjë ndryshime dhe të sjell zhvillim në këtë vend, tha ai.
Ai tregoi se si dikur atij I thonin se do ti fitoj 3 për qind në garën për kryetar komune. Kurse unë u bërë kryetar i Mitrovicës, edhe tash nuk po ia qëllojnë për AKR-në kur po thonë se do të jetë partia e tretë, sepse unë e di se do të jemi partia e parë, tha Bahtiri para simpatizantëve ferizajas.
Ish- kryeministri I Kosovës Bajram Kosumi tregoi se po I kthehej politikës pas 5 vitesh dhe atë pikërisht në AKR sepse sipas tij është koha për zhvillim