Bafet: Euro para një sfide të madhe
SHBA, 14 tetor - Miliarderi dhe investitori i njohur amerikan, Uaren Bafet, deklaroi se valuta e përbashkët evropiane euro ndodhet para një sfide të madhe, pasi në tremujorin e kaluar realizoi rritjen më të madhe në tetë vitet e fundit.
"Ky është test, të cilin euroja ende nuk e ka kaluar", ka thënë Bafet, duke shtuar se kjo rritje duhet të shihet nga distanca kohore.
Në tremujorin e fundit, euro u rrit për 11 përqind, pasi Bashkimi Evropian krijoi fondin prej 750 miliardë euro për të ndihmuar vendet e eurozonës, të cilat mund të përjetojnë fatin e Greqisë.
Megjithatë, Bafet konsideron se paketa financiare nuk do t'i zgjidhë problemet që burojnë nga dallimet ndërmjet 16 vendeve të eurozonës.