08 Nëntor 2024

Azilkërkuesit do t'i kushtojnë Austrisë 23 miliardë euro

Vjenë, 5 tetor - Një studim nga Këshilli Konsultativ Fiskal austriak sugjeron se imigracioni do t’i kushtojë Austrisë rreth 23 miliardë euro deri në vitin 2060.

Shteti do të duhet të paguajë 277 000 euro për çdo refugjat. Studimi u citua të hënën nga gazeta e përditshme austriake “Die Presse”. Kjo do të thotë se imigracioni mund të ulë prosperitetin e vendit.

Ekonomisti austriak, Gottfried Haber tha të hënën se “supozimet e bëra nga studimi, se sa persona do të vijnë, sa shpejt do të integrohen ata, janë kritike, por megjithatë, hulumtimet e deri më tanishme kanë treguar se do të duhen 10 vjet që të paktën gjysma e refugjatëve të kenë punë”.

Haber, i cili foli në radion kombëtare austriake “Oe1”, është anëtar i Këshillit Konsultativ Fiskal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)