Azia vazhdon të jetë motori kryesor i rritjes së ekonomisë botërore
New York, 10 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet optimist për perspektivën ekonomike të Azisë, por paralajmëron se përpara ndodhen ende rreziqe potenciale.
FMN-ja thotë se Azia vazhdon të jetë motori kryesor i rritjes së ekonomisë botërore.
Chanyong Rhee, drejtor i rajonit të Azi-Paqësorit i FMN-së, thotë se gjendja e përgjithshme është mjaft e ndritshme.
"Azia vazhdon të ketë çastin e saj të rritjes dhe ne jemi duke parashikuar që norma e rritjes në vitin 2018 dhe 2019 do të jetë rreth 5.6 për qind. Në përgjithësi, vetëm Azia mund të japë dy të tretat e rritjes globale," tha Rhee.
Ai shton se analizat e FMN-së tregojnë se Kina ka bërë një përparim të madh duke lëvizur nga rritja e drejtuar nga investimet te rritja e drejtuar nga konsumi.
FMN-ja paralajmëron se Azia është ende e ndjeshme ndaj shtrëngimeve financiare globale