Azia mund të ndikoj në rimëkëmbjen e ekonomisë globale
Pekin, 10 nëntor - Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde foli për rolin e rëndësishëm të Azisë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe u bëri thirrje vendeve aziatike të jenë të përgatitura në rastin e një recesioni të ri botëror.
Në fjalimin që mbajti në Forumin Ndërkombëtar të Financave në Pekin, Kristine Lagarde tha se rritja ekonomike e vendeve aziatike është duke përcaktuar historinë e suksesit ekonomik në kohët moderne.
Lagarde vlerësoi në veçanti rritjen ekonomike të Kinës, për të cilën ajo tha se ka nxjerrë nga gjendja e varfërisë 500 milionë njerëz gjatë 3 dekadave të fundit.