Azia mund ta eliminojë varfërinë brenda 10 vjetësh
Astana, 5 maj - Brenda 10 vjetëve të ardhshëm në Azi do të eliminohet krejtësisht varfëria absolute, tha Takehiko Nakao, drejtori i Bankës Aziatike të Zhvillimit gjatë sesionit vjetor të bordit drejtues të zhvilluar në Astana të Kazakistanit.
Nakao tha se tani në Azi ka mbi 700 milionë njerëz të ndikuar nga varfëria absolute që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë, shifër kjo sa 60% e nivelit botëror.
"Nëse Azia vazhdon arritje të dukshme në këtë drejtim dhe matim varfërinë absolute me 1.25 dollarë amerikanë në ditë, varfëria absolute mund të eliminohet brenda 10 vjetëve të ardhshëm," deklaroi Nakao.
Ai u shpreh gjithashtu se megjithëse ka patur arritje të mëdha, Azisë i mbetet ende një rrugë e gjatë përpara. Krahas kësaj, po rritet pabarazia mes vendeve dhe rajoneve.