15 Nëntor 2024

Azem Syla me grupin e tij dëmtoi 30 milionë euro Kosovën

Prishtinë, 27 prill - Azem Sylea dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal për keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Ka nisur herët një aksion i EULEX-it bashkë me Policin e Kosovës duke kërkuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylen ku dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, mëson “zeri.info”

Po ashtu, “Zeri” mëson se aksioni ka të bëjë me rastin e  tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Azem Syla nuk është gjetur në shtëpi por është arrestuar shoferi i tij dhe pesë të tjerë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)