08 Nëntor 2024

Avokati i Popullit reagon për cenimin e dinjitetit dhe së drejtës së pensionistëve për pensione

Prishtinë, 25 nëntor - Avokati i Popullit i ka përcjellë sot Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Raportin Ex Officio me rekomandime përkitazi me Cenimin e dinjitetit dhe së drejtës së pensionistëve për pensione.

Raporti ka të bëj me detyrimin e shfrytëzuesve të pensioneve që të paraqiten çdo 6 (gjashtë) muaj pranë organit kompetent të MPMS-së, në mënyrë që të mos u ndërpritet pensioni dhe bazohet në një shkrim të gazetës “Koha Ditore”, të datës 30 maj 2016.

Qëllimi i Raportit është tërheqja e vëmendjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) lidhur me domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor të pensionistëve si pasojë e procedurave të lajmërimit që burojnë nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (Ligji Nr. 04/L-131) dhe Udhëzimi Administrativ (MPMS Nr. 05/2015).

Raporti trajton domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor të pensionistëve të Republikës së Kosovës dhe të drejtës së pensioneve, si pasojë e procedurave të lajmërimit që burojnë nga ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (Ligji Nr. 04/L-131) dhe Udhëzimi Administrativ (MPMS Nr.05/2015), bazuar në analizën e standardeve ndërkombëtare dhe në analizën e legjislacionit nacional.

Avokati i Popullit konstaton se me këtë është shkelë dinjiteti i njeriut, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë, dhe se reduktimi ose ndërprerja e të drejtave të pensionit paraqet ndërhyrje në të drejtën e gëzimit paqësor të pronës, duke e cilësuar këtë masë ligjore si diskriminuese dhe që cenon dinjitetin e pensionistëve, dhe që bie ndesh me efektin që ligji ka tentuar të ofrojë në parim.

Së këndejmi, Avokati i Popullit, me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të pensionistëve dhe mundësisë që qetësisht dhe të paneguar të gëzojnë të drejtën e tyre, i rekomandon MPMS-së që të inicioj procedurat për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në atë mënyrë që të riparojë shkeljet ndaj pensionistëve , si dhe të funksionalizojë burimet e saj verifikuese në raport me statusin e pensionistëve edhe përmes formave të tjera siç janë analizuar në Raport dhe të bëjë njoftim publik për ndryshimin e procedurave.

Raporti me rekomandime, në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)