18 Nëntor 2024

Avancohet mbrojtja e konsumatorëve në shërbimet bankare

Prishtinë, 13 mars - Organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës sot është mbajtur tryeza e rrumbullakët, me temën: “Shërbimet bankare”.

Të pranishmëve në këtë tryezë, me një fjalë rasti iu është drejtuar Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, i cili ndër të tjera tha se si në çdo fushë tjetër ashtu edhe tek shërbimet financiare, mbrojtja e konsumatorit është një fushë në interes të publikut dhe si e tillë, është baza e një shoqërie efikase, konkurruese dhe të ndershme.

Ustaibo po ashtu theksoi se rol të rëndësishëm luan edhe ngritja e bashkëpunimit dhe koordinimi i aktiviteteve në mes institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është edhe nënshkrimi i Memorandumit në mes BQK-së dhe MTI-së me qëllim të përmirësimit të ambientit të konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare dhe bankare”, tha Zëvendësministri Ustaibo.  

Ai po ashtu vlerësoi se deri më tani, autoritetet e Kosovës janë fokusuar kryesisht në zhvillimin e tregut financiar me një vëmendje të kufizuar ndaj mbrojtjes së konsumatorit.

“Megjithatë, me rritjen e sektorit financiar të Kosovës dhe faktin që konsumatorët ne masë te madhe kane filluar te shfrytëzojnë shërbimet financiare, bankare etj. vëmendja duhet të drejtohet edhe me shumë tek mbrojtja e tyre. Infrastruktura ligjore do të duhej  forcuar për të siguruar kornizën, që do të siguronte se konsumatorët trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Ustaibo.

Zëvendësministri i MTI-së, Cuneyd Ustaibo, gjithashtu tha se transparenca e veprimtarisë së institucioneve kreditore si dhe përmirësimi i edukimit financiar të konsumatorëve, shfrytëzuesve të shërbimeve bankare dhe financiare, janë dy fusha në të cilat duhet të përqendrohemi në periudhën afatshkurtër në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave të mbrojtjes së konsumatorit.

Ndërkaq, Flamur Keqa, drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) tha se me marrëveshjet e arritura po synohet vetëdijesimi i konsumatorëve që të kenë informata nga bankat dhe se ato të jenë sa më transparente sa i përket kostos së produkteve për shërbimet e ofruara bankare.


Ai shtoi se po i luftojnë të metat dhe praktikat e padrejta, me qëllim të krijimit të një tregu bankar stabil dhe transparent.


“Është detyrë dhe obligim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, por në anën tjetër edhe të Bankës Qendrore të Kosovës si një institucion i pavarur, si institucion rregullativ dhe mbikëqyrës i bankave komerciale që të punojnë në drejtim të vetëdijesimit të konsumatorëve përkatësisht në aspektin financiar të depozitarëve dhe kredimarrësve në mënyre që ata të kenë sa më tepër informata nga bankat dhe këto informata të jenë më transparente dhe të tregojnë realitetin sa i përket  kostos së produkteve dhe shërbimeve të preferuara nga banka”, tha Keqa.

Edhe, Fehmi Mehmeti, zv-guvernatori i BQK-së theksoi se BQK, së bashku me institucionet tjera relevante janë të përkushtuara në krijimin e një tregu financiar i cili trajton konsumatorët në mënyrë të drejtë.

Selatin Kaçaniku, nga Shoqata për Mbrojtjen e konsumatorit tha se edhe pse BQK dhe MTI në qershor të vitit 2013, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për mbrojtjen e konsumatorit të shërbimeve të institucioneve financiare dhe të bankave, frytet e kësaj marrëveshje akoma janë të pakta dhe të pamjaftueshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)