16 Janar 2025

Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Luginën e Preshevës

Prishtinë, 24 janar - Sot në Odën Ekonomike të Kosovës është themeluar Shoqata e Komunitetit të Biznesit nga komuna e Bujanocit e cila do të ketë për detyrë te loboj, promovoj, te përmirësoj dhe avancoj marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Kosovës dhe Luginës së Preshevës dhe Lugina te jete një ure e përparimit edhe te raporteve ekonomike me Serbinë.

“Sot ka qene një dite e veçante kemi pritur kryetarin e Komunës se Bujanocit me një grup te biznesmenëve,  afër 30 prej tyre dhe kjo është një gatishmëri e Odes Ekonomike qe te beje atë qe mund te beje - avancimi i bashkëpunimit ekonomik ne mes te komunitetit te biznesit nga Bujanoci dhe Lugina dhe komuniteti i biznesit vendor me te vetmin qellim qe ky bashkëpunim te përmirëson ambientin dhe mirëqenien sociale ne Lugine, te japim kontributin tone qe këta trima te qëndrojnë atje dhe ekonomia te jete garanci e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë “, ka thënë me ketë rast kryetari i Odes Safet Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se nga sot do te themelohet edhe shoqata e komunitetit te biznesit nga Bujanoci e cila do te jete ne kuadër te OEK-ut për te lobuar, për te promovuar dhe për te përmirësuar ose avancuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Kosovës dhe Luginës dhe Lugina te jete një katalizator ose një ure e avancimit edhe te raporteve ekonomike me Serbinë.

“Po e them ftesa është e hapur dhe qe nga sot fillon një kapitull i ri i bashkëpunimit ekonomik po e them duhet ta ndajmë politiken nga ekonomia  dhe jemi dëshmitar te asaj qe vetme përmes kontributit ekonomik mund ti avancojmë këto procese te cilat do te jene ne favor te Kosovës ne favor te Luginës dhe ndoshta do te ndikojnë dhe dua te besoj qe do te ndikojnë edhe ne stabilizimin e raporteve  ekonomike ne mes te Kosovës dhe Serbisë “, ka kryetari i Odes.

Nagip Arifi, kryetar i komunës se Bujanocit me ketë rast ka thënë se sot me te vërtetë është një dite e madhe për Bujanocit por ne përgjithësi për Luginën e Preshevës se kem firmos Marrëveshjen e Bashkëpunimit ne mes te komunës se Bujanocit dhe OEK-ut.

“Kjo është një çështje shume e madhe, një pune shume e madhe dhe ne e falënderojmë kryetarin e OEK-ut sepse ju mundësoj njerëzve te cilët merren me bizneset e tyre te ndryshme te kenë edhe shoqatën ne kuadër te OEK-ut. Kjo është një ndihme shume e madhe për shqiptarët e Luginës se Preshevës.\"

\" Falënderoj  edhe zëvendës ministrin e zhvillimit ekonomik i cili kërkoi qe te investohet edhe ne Luginën  e Preshevës sepse me qëndrimin, me punën atje njerëzit kontribuojnë ne jetën e mëtutjeshme te shqiptarëve ne Luginën e Preshevës . Andaj unë beso dhe shpresoj se biznesi kosovar do te ndihmoje kësaj here biznesit te Luginës se Preshevës”, tha kryetari Arifi .

Ramadan Hasani, zëvendës ministër ne MZHE vlerësoi se është  vërtetë kënaqësi qe po behet  pune  e mrekullueshme drejt integrimit, se paku ne sferën ekonomike te trojeve shqiptare.

“Nëse politika zakonisht mund te jete një pengese biznesi ekonomia është një rruge zgjidhje ose është një zanafille e rrugës se zgjidhjes se problemeve me te mëdha. Andaj duhet te fillojmë me këto integrime ekonomike për te vazhduar sigurisht edhe me ato kulturore sportive e nesër edhe politike,  sepse ekonomia trason shume rruge dhe besoj qe ne ketë rast po trason një rruge shume te fuqishme te bashkimit te përgjithshëm shqiptar qe do te ndodh përfundimisht ne vijim”, tha zëvendës ministri Hasani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)