20 Nëntor 2024

Avancohen shërbimet e ujësjellësve dhe kanalizimeve

Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës mision kryesor ka të nxisë rritjen dhe stabilitetin ekonomik, të mundësojë zhvillimin e biznesit vendas, bashkëpunimin ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe të garantojë efiçiencë në administrimin e ndërmarrjeve publike, ka deklaruar Ministri, Fadil Ismajli.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri me rastin e prezantimit të Raportit Vjetor të Perfomancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit në Kosovë për vitin 2102, ku të pranishëm ishin edhe, Zv.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Bajraktari, drejtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizime, Entit Rregullator të Ujërave nga Shqipëria, përfaqësues të donatorëve dhe kryeshefat e KRU-ve. 

Duke folur për raportin në fjalë, Ministri Ismajli është shprehur i kënaqur me arritjet që janë bërë prej një viti më parë, e veçanërisht, ka vlerësuar arritjet në; rritjen e mbulueshmërisë me shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe zbritja në ujin e pa-faturuar, dhe në anën tjetër ngritja në faturim dhe arkëtim.

“Këso lloj arritjesh janë, pa dyshim, esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, duke pasur parasysh që rregullimi i shërbimeve të tilla është shumë e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Ismajli, duke shtuar nuk do të mungojë mbështetja e tij për këtë sektor.

Ai u ka bërë thirrje Kompanive Rajonale të Ujërave që të investojnë në rritjen e kapaciteteve njerëzore, ndërsa nga Rregullatori kërkoi që të jetë sa më ngushtë i lidhur me ndërmarrjet e ujërave dhe afarizmin e tyre.

Ndërkaq, Zv.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se kjo ministri duke parë  pamundësinë që KRU-të të bëjnë elaborate të zonave të mbrojtura ujore pra për burimet të cilat i kanë në shfrytëzim dhe ato të cilat planifikojnë të ardhmen t’i shfrytëzojnë ka caktuar zonat e mbrojtura dhe  masat e tyre  mbrojtëse të burimeve ujore dhe ka përgatitur 16 vendime të cilat janë nënshkruar nga Zyra e Kryeministrit dhe tani janë në procedurë të përmbushjes nga MMPH.

Më pas, Drejtori i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizime, Raif Preteni duke prezantuar raportin tha se në të konstatohet se perfromanca e përgjithshme e KRU-ve për vitin 2012 është përmirësuar në raport me vitin 2011 dhe për këtë kanë vendosur të ndajnë çmime për kompaninë me performancën më të mirë për vitin 2012 dhe kompaninë e cila ka pasur përmirësime të mëdha në vitin 2012 në raport më vitin 2011.

Nga ana tij, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi Pylltari dhe Planifikim Hapësinor, Nait Hasani tha se është duke u përgatitur një Projektligj sipas të cilit Rregullatori i Ujërave do të jetë një autoritet edhe më i fuqishëm, në përcjelljen dhe ruajtjen e cilësisë së shërbimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)