Austriakët interesohen për investime në fushën e ujërave të zeza
Prishtinë, 31 maj - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot në takim një delegacion të kompanisë austriake Shneider, të cilët shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e ujërave të zeza.
Zëvendësministri Shala, fillimisht e njoftoi delegacionin nga Austria me legjislacionin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila rregullon fushën e trajtimit të ujërave të zeza, duke thënë se Kosova në këtë aspekt qëndron mirë dhe se është e gatshme të krijojë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Rupert Kaspar, falenderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të investuar në fushën e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë