05 Nëntor 2024

Austria mbështet edhe në të ardhmen institucionet e Kosovës

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Qeverisë së Austrisë dhe Qeverisë së Kosovës për  Marrëveshjet të cilat tani më janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pesë komuna të Kosovës që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të këtyre komunave si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në financimin e themelimit të qendrave të testimit elektronik për arsimin para universitar në Kosovë, ku shteti Austriak ka shprehur gatishmërinë të përkrah Kosovën në këtë fushë.

 

Me këtë rast, Ministri Hamza theksoi përkushtimin e tij për mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të avancimit të arsimit para universitar në Kosovë, ku sipas tij përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë e Kosovës, të cilët janë potenciali më i madh në vend.

 

Ai gjithashtu theksoi se Kosova është e gatshme që të krijojë kushte për të arritur marrëveshje me partnerët strategjikë, siç është Austria për avancimin e arsimit në Kosovë, si një ndër fushat më me prioritetet të Qeverisë.

 

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës, veçanërisht gjetjen e mundësive të përkrahjes së projekteve të tilla të cilat ndikojnë  në avancimin e të rinjve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)