07 Nëntor 2024

Austria kundër zgjerimit të eurozonës

Vjenë, 15 shtator - Udhëheqësit austriakë u shprehën kundër kërkesës së presidentit të ekzekutivit evropian, Jean-Claude Juncker për të parë sa më shumë vende të Bashkimit Evropian t’i bashkohen zonës euro, ndërkohë që Vjena kujtoi krizën e fundit greke.

“Unë e mendoj këtë koncept të pamenduar”, deklaroi kancelari socialdemokrat, Christian Kern duke nënvizuar se prioriteti evropian duhet të jetë lufta kundër mashtrimit fiskal dhe dumpingut social dhe duke theksuar se kriteret e Maastrichtit duhej të respektoheshin në mënyrë strikte.

“Nëse kjo nuk zgjidhet, një zgjerim i zonës euro nuk ka asnjë kuptim sepse kjo vetëm do të shtonte problemet”, theksoi ai për radion publike ”O1” duke përmendur krizën e Greqisë.

Në fjalimin e tij të përvitshëm për gjendjen e Bashkimit Evropian, Juncker kujtoi se euroja ishte e destinuar për t’u kthyer në monedhën unike të të gjithë Bashkimit Evropian dhe propozoi krijimin e një instrumenti anëtarësimi duke ofruar një asistencë për para anëtarësimin teknik dhe financiar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)