Austria konfirmon mbështetjen ekonomike për Kosovën
Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli priti mbasadorin e Austrisë në Prishtinë Johann Brieger me të cilin ka diskutuar bashkëpunimin në fushën ekonomike.
Në takim është diskutuar mundësia e investimeve kapitale në Kosovë nga kompanitë prestigjioze austriake, duke u pajtuar që investimi i tillë do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Në takim u diskutua në vçanti nevoja për bashkëpunim në fushën e energjisë, burimeve të energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu organizmin e konferencave në të dyja vendet në mënyrë që investitorët të kenë njohuri të mjaftueshme për kapacitete energjetike të Kosovës.
Me këtë rast ministri Ismajli potencoi rëndësinë e krijimit të modeleve dinamike të cilat do të jenë atraktive për investitorët autriak.
Po ashtu në takim rëndësi të posaçme i është kushtuar linjave hekurudhore me vendet fqinje dhe me Bashkimin Evropian, duke u pajtuar se investimet në infrastrukturë sidomos në hekurudha po bëhen gjithnjë më të nevojshme, duke ndikuar kështu edhe në mbrojtjen e mjedisit ,i cili sipas ministrit Ismajli është edhe fokus i Qeverisë.