13 Maj 2024

Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes për sigurim me Kosovën

Vjenë, 13 prill - Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të suspendojë marrëveshjen për çështje të sigurimit me Kosovën, pasi kjo e fundit ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.

Pas pranimit të pavarësisë së Kosovës, të dyja palët u patën marrë vesh për një zbatim të përkohshëm të marrëveshjes për siguri sociale, e cili më herë ishte arritur ndërmjet Austrisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë.

“Pasi Kosova ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor, si dhe sigurim nga fatkeqësitë dhe papunësisë, dhe pasi pala e Kosovës në fushën e sigurimit pensional nuk i është përmbajtur kushteve të rëndësishme të marrëveshjes, Austria dëshiron që ta shkëput marrëveshjen”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Austrisë i ka dorëzuar Parlamentit vendim e posaçëm për aprovim. Në të njëjtën kohë, në komunikatë thuhet se Austria tenton për një përfundim të shpejt të një marrëveshjeje të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)