Austria ka 220 miliardë euro borxh
Vjenë, 13 janar - Instituti kombëtar i statistikave në Austri ka bërë të ditur se ky vend ka 220 miliardë euro borxh që përbënë 73 për qind të PBB-së.
Ky burim citon z. Euald Noutny, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë, të ketë thënë se përgjatë vitit 2013, borxhi i përgjithshëm do të arrij 75 për qind të PBB.
Kjo është në kohën kur gjatë 2012-ës Austria ka patur një rritje ekonomike prej 0.6 për qind.