24 Dhjetor 2024

Austria i ofron ndihmë Kosovës në integrimin evropian

Prishtinë, 7 maj - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministri Murati falënderoi Ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Weidinger për masat që ka ndërmarrë Qeveria për zbutjen e ndikimit që pandemia COVID-19 ka pasur në ekonominë e vendit si dhe për hapat që do të marrë Qeveria për rimëkëmbjen e vendit.

Ndërsa, ambasadori austriak Christoph Weidinger, e falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në projekte të përbashkëta si dhe ofrimin e ndihmës në integrimin evropian të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)