Austria, Gjermania dhe Franca vendet me shkallën më të ulët të papunësisë
Bruksel, 16 shkurt - Të dhënat aktuale për papunësinë tregojnë për zvogëlim të saj në shumicën e ekonomive të fuqishme botërore. Në SHBA norma e papunësisë është zvogëluar në 7.6 përqind në qershor të vitit 2013 (8.1 përqind në vitin 2012), ndërsa në Japoni është ulur në 3.9 përqind, apo 4.3 përqind në vitin 2012.
Në anën tjetër, shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ka vazhduar të rritet duke shënuar ngritje nga 11.4 përqind në vitin 2012 në 12.1 përqind në qershor të vitit 2013. Greqia, Spanja, dhe Portugalia vazhdojnë të jenë vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në eurozonë dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë vendet në të cilat papunësia është rritur më së shumti në gjysmën e parë të vitit 2013 krahasuar me vitin 2012.
Austria, Gjermania dhe Franca janë vendet me shkallën më të ulët të papunësisë.