20 Nëntor 2024

Austria e gatshme të inkurajoj bizneset për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka  pritur sot në takim zyrtar ambasadorin  e Republikës Federale të  Austrisë në Prishtinë,  Johann Brieger.

Ministri Besim Beqaj, falënderoj ambasadorin Johann Brieger për mbështetjen dhe ndihmën e Republikës Federale të Austrisë.

Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve me theks të veçantë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Brieger, përgëzoi ministrin Beqaj për funksionin e ri si Ministër i Ministrisë së Financave.

Në mes tjerash ambasadori Brieger tha se Qeveria austriake do të jetë çdo herë e gatshme që përmes bashkëpunimit të ndërsjellët t’i ndihmojë Kosovës si në zhvillimin ekonomik dhe politik, gjithashtu edhe në inkurajimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)