15 Nëntor 2024

Austria do të vazhdon të përkrah Kosovën

Prishtinë, 30 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, GernotPfandler gjatë takimit njoftues jam pajtuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Austrisë janë të shkëlqyeshme por se ka vend për zgjerimin dhe thellimin e tyre në lëmine e ekonomisë.

Me këtë rast kryetari Gërxhaliu ka falënderuar ambasadorin Pfandler për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Austrisë i ka dhënë dhe është duke i dhënëKosovës si në aspektin politik ashtu edhe në aspektet tjera.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së forumit ekonomik Kosovë Austri në Prishtinë i mbajtur më 29. Tetor në të cilin ka marr pjesë edhe presidenti i Austrisë HeinzFischer dhe presidentja e Kosovës AtifeteJahjaga  dhe shtytjen qç ky forum i ka dhënë bashkëpunimit të kompanive kosovare dhe austriake.

Republika e Austrisë ka dhënë kontribut të madh edhe në lëmine e arsimit aftësimit profesional dhe me këtë rast ambasadori Pfander ka thënë se Austria edhe në të ardhmen do të përkrah fuqishëm edhe arsimin dhe aftësimin profesional të të rinjve të Kosovës dhe përgatitjen e tyre për punësim.

Ambasadori Pfander tha se vendi i tij është i interesuar që të përkrah dhe ndihmon Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat kalon vendi ynë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)